Itali, Monti publikon sot masat shtrënguese

Kryeministri italian, Mario Monti, ka njoftuar një paketë prej 30-miliardë eurosh të masave shtrënguese me qëllim, rritjen e financave të Italisë. Monti tha se paketa, e cila përfshin ngritjen e taksave dhe rritjen e moshës për pension, ishte e dhimbshme, por e nevojshme.
Italia, me një borxh publik prej rreth 120 për qind të produktit të brendshëm bruto, ka qenë në qendër të krizës europiane të borxhit.
Më herët , Kryeministri italian mario Monti u takua me drejtuesit e partive për të marrë mbështetje për masat e propozuara shtrënguese ndërsa drejtuesit ekonomikë punojnë për të konfrontuar krizën e borxheve të kontinentit. Qeveria nuk ka dhënë zyrtarisht hollësi për masat por ato besohet të përfshijnë shkurtime shpenzimesh dhe rritje taksash si dhe rritjen e moshës së pensionit.
Disa politikanë i kanë përshkruar masat si tepër të ahspra por të nevojshme dhe Monti ka premtuar t`i bëjë ato sa të më të barabarta që të jetë e mundur. Kështu, kabineti Italian takohet sot për të miratuar një paketë me shpresën se do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së borxhit. Greqia, Irlanda dhe Portugalia janë detyruar të sigurojë ndihmë ndërkombëtare për krizën.
Shqetësimi kryesor tani për drejtuesit europian është se Italia, me ekonominë e tretë më të madhe të kontinentit, mund të ketë nevojë gjithashtu për ndihmë për të mënjanuar falimentin – një krizë që do të kërcënonte bashkimin monetar të kontinentit dhe mund të çonte në një recesion të ri global.