Gjermani, sulmi me armë, vritet kosovari, plagoset 31-vjecarja
HAMBURG- Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një 31- vjeçare u plagos rëndë në një atentat te kryer nga një bandë e armatosur një pjesë e të cilëve ishin me maska. Policia thotë se ka arrestuar katër persona, ku tre prej tyre rezulton të jenë shtetas serbë.
Ngjarja ndodhi në një kafene në Hamburg, ku personat e armatosur hynë në lokal dhe hapën zjarr ndërsa përdoren dhe thika. I vrarë ka mbetur shtetasi shqiptar nga Kosova, Xhevdet H., 44 –vjeç, ndërsa plagos rëndë edhe një shqiptare nga Kosova, me të cilën i ndjeri kishte lidhje familjare, Nazlije H., 31-vjeçe.
Autorët u përpoqën të largohen, por ata u rrethuan nga policia dhe katër prej tyre janë arrestuar. Arma e zjarrit dhe një thikë janë sekuestruar si prova krimi.
Të dyshuarit që u vunë në pranga janë të moshës midis 24 deri 37-vjeç.
(el.me/BalkanWeb)