Dialogu Prishtinë-Beograd, pas formimit të qeverisë serbe
BEOGRAD- Bisedimet Prishtinë-Beograd do të rinisin vetëm pas formimit të qeverisë serbe. Lajmi konfirmohet nga shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanovic, i cili ka deklaruar se me Prishtinën do të ulet në të njëjtën tryezë bisedimesh në Bruksel pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi dhe pas formimit të qeverisë së re.
“Jemi në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Robert Kuperin. Konsultimet po vazhdojnë, edhe pse nuk ka takime zyrtare në Bruksel. Ne jemi të gasthëm që sa më shpejt të arrijmë marrëveshje për çështjet tjera të hapura, sapo të rinisë dialogu”, ka thënë Stefanovic, për gazetën “Novosti”.
Gazeta thotë se pauza e dialogut mund të zgjasë deri në mes të shtatorit, sepse atëherë mbaron afati i fundit kohor, kur parlamenti i ri, që konstituohet më 11 qershor, të zgjedhë qeverinë e re.
BE ka kërkuar që në raundet e ardhshme të zgjidhen çështjet si telekomunikacioni dhe energjia. Deri më tani janë zhvilluar nëntë raunde të bisedimeve, në të cilat janë arritur shtatë marrëveshje.
(el.me/BalkanWeb)