E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbi 1.5 milionë karta krediti të vjedhura

Përpunuesi i kartave të kreditit, Global Payments, lëshoi gjatë ditës së djeshme një deklaratë, duke treguar që sistemet e veta janë sulmuar. Lajmërimi erdhi pas raporteve që dolën që mijëra llogari të kartave të kreditit ishin marrë përgjatë makinave të kësaj ndërmarrje.

Gjatë javës së kaluar, Brian Krebbs, zbuloi që Visa dhe Mastercard ishin duke iu treguar bankave amerikane për hakimet e ndodhura në kartat e kreditit. Ndërmarrjet ishin duke i informuar institucionet që një përpunues i pambrojtur i pagesave ishte duke ua mundësuar kriminelëve kibernetikë sigurimin e të dhënave të lidhura me një numër të kartave të kreditit. Përpunuesit e prekur besohej që ishin vendosur në garazhet e vendosura rreth qytetit të Nju Jorkut. Pak kohë pasi doli raporti, Visa paraqiti një deklaratë që e pranonte këtë prishje. Në atë kohë, Krebsbs citon PSCU duke thënë që numri i përgjithshëm i të gjitha kartave të kreditit të vjedhura ishte mbi 50,000.

“Ne jemi duke bërë një përparim të shpejtë drejt përmbylljes së kësaj çështje,” tha shefi ekzekutiv i Global Payments, Paul R. Garcia. “Ne jemi të hapur për biznes dhe të vazhdojmë të përpunojmë transaksionet për të gjitha brendet e kartave.”

Garcia pranoi që numrat e llogarive të kartave të kreditit ishin vjedhur dhe numri i përgjithshëm ishte mbi 1.5 milionë sosh. Sidoqoftë, sipas Global Payments, emrat, adresat dhe numrat e sigurimit shoqëror që iu përkasin atyre llogarive mbesin të mbrojtura. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›