E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, vdes një fëmijë nga bakteri vrasës E.Coli

Një fëmije 2 vjeç ka vdekur si pasojë e infektimit nga bakteri i tmerrshëm E.Coli në Gjermani. Fëmija dy vjeç, vdiq si pasojë e sindromës uremico emolitica (Hus) e cila zhvillohet tek personat që preken nga bakteri në fjalë.
 

Deri më tani viktima më e re në moshë ishte një vajzë 20- vjeçare, ndërsa shënohet rasti i parë i vdekjes së një fëmije të vogël si pasojë e infektimit nga bakteri vrasës.
 

Kështu numri i viktimave nga bakteri E. Coli arrin në 36 persona, 35 prej të cilëve në Gjermani dhe një në Zvicër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›