E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, militantët islamik sulmojnë qytetin e Hutas

Zyrtarët e sigurisë së Jemenit, ka deklaruar se militantët islamik kanë filluar një sulm befasues sot në pjesën jugore të Huta-s, duke marrë nën kontroll disa nga lagjet e qytetit pas përleshjeve të armatosura mes forcave qeveritare dhe militantëve.

Zyrtarët thonë se militantët që besohet se janë anëtarë të Al Kaedës, kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të sigurisë edhe në zona të tjera, siç është qyteti Aden.

Sulmet e sotme ndodhën një ditë pasi Uashingtoni ka shprehur shqetësimin rreth trazirave të vazhdueshme në Jemen, sidomos për lidhjet e militantëve të Al Kaedës në shtetin arab dhe kryengritësve al Shabab në Somali.

Protesta të mëdha kundër regjimit të Presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, janë duke u mbajtur në këtë vend që prej muajit shkurt. Presidenti që për 33 vjet po qëndron në pushtet, momentalisht është duke u kuruar në Arabinë Saudite.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›