Presidenti Obama vizitë në Porto Riko

Presidenti amerikan Barak Obama ka zhvilluar një vizitë në shtetin e Porto Rikos, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që zhvillon një vizitë zyrtare në ishull në një hapësirë kohore prej 50 vjetësh. Obama e falënderoi qytetarët duke thënë se ishte mirënjohës për mikpritjen dhe shprehu përkushtimin e tij ndaj familjeve në ishull. Mes përpjekjeve, ai theksoi përparimin në çështjen politike të pavarësisë shtetit, e cila ka qenë shumë e debatuar në këtë territor. Obama mbështet idenë e mbajtjes së referendumit para fundit të viti të ardhshëm që do të vendosë mes pavarësisë dhe statusit gjysëm-autonom të komonuelthit ose federatës. Ai tha se nëse populli i Porto Rikos do të marrë një vendim, administrata e tij do ta mbështesë atë. Presidenti ka zhvilluar edhe një takim me guvernatorin e ishullit Luis Fortuno. Gjatë bisedimeve, Obama kishte si synim tërheqjen e vëmendjes në 7 miliardë dollarët që Porto Riko mori nga paketa stimuluese për ekonominë. Ndalesa e tij në Porto Riko zgjati vetëm disa orë por është përmbushja e një premtimi të marrë nga presidenti gjatë fushatës së vitit 2008. Banorët e Puerto Rikos nuk votojnë në zgjedhjet amerikane por portorikanët në Shtetet e Bashkuara përbëjnë grupin e dytë më të madh të hispanikëve pas meksikanëve.