E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, zgjedhjet do vlerësohen nga vëzhguesit e OSBE-së

Gjermania shkon në votime këtë të dielë (27.09) dhe për herë të parë në historinë e vendit - zgjedhjet janë duke u vlerësuar pjesërisht nga vëzhguesit e paanshëm të OSBE-së.
56 vende nga Evropa dhe Amerika e Veriut janë anëtarë të OSBE-së, dhe Gjermania është një nga kontribueset më të mëdha. Megjithatë, misionet e OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve kanë tendencë të përqëndrohen më nga afër në vende, në të cilat kredencialet demokratike janë me pikëpyetje. Kjo ka bërë që disa njerëz në Gjermani kanë sugjeruar se misioni është i panevojshëm dhe se Gjermania nuk ka nevojë për një vlerësim të tillë.
OSBE dhe publiku gjerman - janë të bindur në vlefshmërinë e numërimit të votave kombëtare, kështu që misioni është fokusuar më shumë mbi atë se si duhen trajtuar zgjedhjet, fushata, dhe çështjet si regjistrimi i votuesve. Vlerësuesit e OSBE-së në Gjermani, do të mbledhin rezultatet e tyre pas zgjedhjeve, dhe organizata do të publikojë një raport me rekomandimet e tyre afërsisht dy muaj pas zgjedhjeve të së dielës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›