E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Asnjë lëshim Greqisë. S’ka para të tjera, është “pus pa fund”

20-08-2012 / Gazeta 55

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schauble ka përjashtuar çdo mundësi për një paketë të re ndihme për Greqinë.
Duke folur në një takim të hapur të qeverisë gjermane në Berlin, zoti Schäuble tha se, “nuk ka asnjë arsye që të hedhin para në një pus pafund”. “Mos prisni për një program të ri për të mbështetur Financat e Greqisë”, deklaroi Ministri i Financave të Gjermanisë Ëolfgang Schauble, duke vënë në dukje se ka kufizime në ndihmën që mund të jepet. “Ne jemi përgjegjës dhe nuk i hedhim paratë në një fuçi pa fund”, tha Schauble duke nënkuptuar Greqinë. “Ne gjithashtu nuk mund të krijojmë një program të ri”- shtoi ai.
Ministri gjerman gjithashtu vuri në dukje se euro është një monedhë e qëndrueshme dhe nuk ka shenja të inflacionit.
Kjo deklaratë vjen, ndërsa raportet flasin për mosmarrëveshje Berlin-Paris lidhur me mundësinë e një ndihme shtesë për Athinën dhe ndërsa kryeministri grek Samaras përgatitet të takojë kancelaren gjermane, Merkel e presidentin francez, Hollande, takime në të cilat sipas shtypit, pritet të kërkojë zgjatjen e afatit të programit të masave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›