E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, Ballack rrezikon perjashtimin

Michael mund ta pesoje rende veprimin e tij per te mbrojtur Frings, pasi Loew mund te mos e therrase me ne kombetare.

Ceshtja “Frings” tensionon gjakrat ne kombetaren e Gjermanise. Mbeshtetja qe Ballack i ka dhene mesfushorit te Werder Bremen, i cili kercenoi me largim per shkak mosaktivizimi, ka ngjallur reagimin e trajnerin Joachim Loew.


Ne nje deklarate te para pak diteve, Ballack doli ne krah te Frings, duke kundershtuar hapur trajnerin e kombetares. Tekniku i Gjermanise ka kerkuar nje takim koke me koke me lojtarin e Chelsea, per te sqaruar gjithcka. “Jam i lumtur qe trajneri e ka kerkuar kete takim dhe keshtu do te behet”, ka thene Ballack per gazeten “Bild”.

Por sipas disa burimeve nga ambientet e federates, Michael mund ta pesoje rende veprimin e tij per te mbrojtur Frings, pasi Loew mund te mos e therrase me ne kombetare. Largimi i Ballack nga nenkampionet e Europes mund te shkaktoje zemerim te madh tek opinioni publik qe e ka pare perhere si nje lider te kombetrares mesfushorin gjerman.

Pak dite me pare, trajneri Loew perjashtoi nga kombetarja sulmuesin Kuranyi per shkak se ai braktisi rezidencen e skuadres duke mos dhene asnje arsye.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›