E Shtunë, 31 Tetor 2026

Massa beson ne mrekulline e Interlagos

Felipe Massa beson ne mrekulli dhe shpreson se gara e fundit, ajo e shtepise se tij do ta ndihmoje te ngjitet ne krye te fronit boteror.

Felipe Massa beson ne mrekulli dhe shpreson se gara e fundit, ajo e shtepise se tij do ta ndihmoje te ngjitet ne krye te fronit boteror.

“Njerezit me kane pare si nje pilot gjithmone jashte garave dhe nga une askush nuk priste asgje. Kur ben nje pune shume me te mire nga ajo qe presin te gjithe, ka akoma me shume kenaqesi”, shprehet braziliani.

Karriera e Massa-s filloi me skuderine Sauber ne vitin 2002 dhe per kete moment ai shkeput nje mendim. “Isha pak i eger ne fillim por kisha nje makine te veshtire per ta ngare. E gjithe kjo nuk e permiresoi imazhin tim. Kisha shume nevoje per te krijuar nje tjeter mendim dhe tani besoj se ia kam dale”, thekson Massa ne nje interviste dhene per “Autosport”.

Ne vijim te intervistes, ferraristi ka folur per gjendjen aktuale dhe luften me Lewis Hamilton. “Te luftosh per boterorin ne garen e shtepise eshte nje ndjesi vertete e paarritshme. Per fat te keq, kete sezon ka pasur gara ne te cilat nuk kemi arritur te marrim pike por edhe nga rezultatet negative mesohet shume”, pohon Felipe. 
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›