Gjermania: Kemi nevojë urgjente për tanke të reja Leopard, të zëvendësojmë ato që do dërgojmë në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar se Gjermania duhet të porosisë tanke të reja Leopard pasi pritet të dërgojë 14 tanke të saj në Ukrainë.
“Faktori vendimtar për mua është se ne duhet të porosisim tanke të reja në mënyrë që prodhimi të fillojë dhe të mund të planifikojmë se sa Leopardë të rinj do të kemi në dispozicion – dhe kur,” u tha Pistorius gazetarëve gjatë një vizitë në qytetin e Augustdorf.
“Nga vijnë paratë – për ta thënë në terma të rastësishëm, sinqerisht nuk më intereson. Ajo që ka rëndësi është që ne të dorëzojmë shpejt”, shtoi Pistorius.
Kancelari Olaf Scholz njoftoi se tanket luftarake të prodhimit gjerman do t’i dërgoheshin trupave të Kievit javën e kaluar, pas intensifikimit të presionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe një bllok vendesh të tjera evropiane, të cilat i bënë thirrje Berlinit të rrisë mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën.
/rtsh.al/