E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Holanda ndalon eksportimin e mikroçipave drejt Rusisë

Qeveria e Holandës ka kërkuar që të pengohet eksportimi në Rusi nga kompanitë e treta ndërmjetëse të mikroçipëve që prodhojnë kompanitë teknologjike në vend. Sipas transmetuesit publik NOS, mikroçipet e kompanive teknologjike holandeze NXP dhe Nexperia, eksportohen nga kompanitë kineze dhe më pas u shiten kompanive ruse të armëve. 

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra në një deklaratë në parlament e ka cilësuar si një “situatë të çuditshme” mospengimin plotësisht të mbërritjes së mikroçipeve në Rusi. Ai vuri në dukje se mund të merret mbështetje nga njësitë e inteligjencës për të gjetur se si mikroçipet mbërrijnë në Rusi. Hoekstra tha se në kontratat e blerjes së mikroçipeve mund të zbatohen sanksione edhe ndaj kompanive kineze. 

Hulumtuesit e agjencisë së lajmeve NOS, theksuan se Rusia vitin e kaluar ka importuar miliona mikroçipe të prodhuara në Holandë. Në lajm theksohet se këto mikroçipe janë identifikuar në tanket ruse MSTA-S Howitzer, helikopterët atak Alligator dhe në dronët-kamikaz të ndryshëm të kapura në Ukrainë. Mikroçipet e blera në Holandë nga kompanitë kineze janë eksportuar në Rusi disa muaj më pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›