E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA kanë vendosur sanksione të reja ndaj mbështësve të industrisë ushtarake të Rusisë

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Thesarin Amerikan vendosi këtë të mërkurë sanksione të ndaj individëve dhe entiteteve, që sipas SHBA-së, mbështesin industrinë ushtarake të Rusisë. 

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Vendimi i SHBA-së është pjesë e strategjisë kundër shmangies së sanksioneve në mbarë botën, për të zbuluar ndërmjetësit që i japin qasje në të ardhura Rusisë, të cilat më pas ajo i përdor në luftën kundër Ukrainës. 

Rrjeti udhëhiqet nga Rusia dhe nga tregtari i armëve, me bazë në Qipro, Igor Zimenkov. Sipas departamententit amerikan te thesarit, ky rrjet është i përfshirë në projekte të lidhura me aftësitë e mbrojtjes ruse, përfshirë edhe furnizimet me pajisje të teknologjisë së lartë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Thesari tha se në rrjetin e goditur me sanksione ka pasur disa kompani që kanë kryer pastrimin e parave. Këto kompani, që janë subjekt i sanksioneve, kanë selinë në Singapor, Qipro, Bullgari, Uzbekistan dhe Izrael. ( Sipas RTSH )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›