Gjermania, Serbisë: ”Pa njohur Kosovën, nuk ka BE”

Në fund të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbisë i duhet patjetër të pranojë Kosovën, në të kundërtën Gjermania do të votojë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Përfaqësues të parlamentit gjerman, kanë sqaruar se kushti për pranimin e Kosovës nuk do të pengojnë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE, por anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të përkrahet nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.
Parlamentarët gjermanë shtuan se bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojnë dhe se në fund të tyre duhet të pasojë njohja e Kosovës nga Serbia, nëse jo de jure tani, de facto kur të përfundojnë bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e të cilat pritet të fillojnë në fund të këtij viti.