E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet e reja, gati për “studim” nga nxënësit

Nxënësit tashmë mund të njihen me tekstet e reja që do ti kenë në duar në në shtator të këtij viti. Komisioni i vlerësimit të teksteve, i përbërë nga 10 mësues, kënë berë përzgjedhjen e botimeve të reja nëpërmjet një votimi të fshehtë. Ndërkohë që shpërndarja e teksteve do të fillojë më 25 gusht, disa javë përpara se të filloj viti i ri shkollor. Jovan Kristiqi, Këshilltar i Ministrit të Arsimit thotë se përzgjedhjet e teksteve të reja jane bërë për një përmbajtje më të lehtë dhe më të kuptueshme se ato ekzistuese.
 

Kristiqi shpjegon se do të jenë 175 tituj të rinjë. Ndryshimet e teksteve bëhen në varësi të ndryshimit të programeve që kane prekur konkretisht klasën e 4, të 8-të dhe klasën e 12-të.
 

Kristiqi thotë se titujt e rinje kanë ardhur si domosdoshmëri për të hequr nga qarkullimi tekstet e vjetra. Mësuesit kanë patur në dispozicion 20 ditë kohë për të dhënë aprovimin për librat e rinj duke patur parasysh rritjen e cilësisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›