E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udha e hekurt, na ishte një herë udhëtimi me tren

Në kushtet kur transporti po bëhet çështje e rëndësisë së veçantë, Europa i drejton çdo ditë e më shumë sytë nga hekurudhat. Por ndryshe nga vendet e rajonit e Europës, Shqipëria trashëgon një infrastrukturë të mjeruar hekurudhore.
 

Sipas përgjegjësit rajonal në infrastrukturën hekurudhore, Arian Mëniku, numri i udhëtarëve që preferojnë të udhëtojnë me tren krahasuar me një vit më parë është më i lartë. Por sipas tij, numri i lartë i autobuzëve dhe automjeteve të tjera që shërbejnë për transportin publik kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e qytetarëve që udhëtojnë me tren. Ndërkohë nje tjetër shqetësim që ngre Mëniku është edhe thyerja e xhamave të trenave gjatë udhetimit të linjave të ndryshme.
 

Sipas Mënikut edhe pse gjëndja e hekurudhave vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë, transporti hekurudhor vazhdon të mbetet për shqiptarët një alternativë plus udhëtimi, sidomos gjatë sezonit të verës drejt zonave bregdetare.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›