E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania: Statusi i Kosovës është çështje e mbyllur, BE të ndihmojë rimëkëmbjen e shtetit të ri

30-05-2011 / Gazeta 55

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerëelle në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës, ka deklaruar se qeveria gjermane, përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin perëndimor është plotësisht e mbyllur.  


Duke vlerësuar përparimet që ka bërë Kosova, Westerwelle theksoi se ajo ka edhe shumë punë për tu bërë gjë që është theksuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, sidomos sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe sistemit të drejtësisë.


Ai gjithashtu ka kërkuar nga deputetët gjermanë zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundesëehrit në Kosovë.


Gjermania, ka thënë Westerëelle do të vazhdojë të jetë e pranishme me trupat e saj në Kosovë për sa kohë që do të jetë e nevojshme, për t`i ndihmuar edhe më shumë rritjes së stabilitetit në këtë vend.


Rohan: Nuk mbështesim ndarjen e Kosovës


Ish-zëvendësemisari në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka deklaruar se askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk mbështet ndarjen e Kosovës, sepse është zgjidhje e rrezikshme që prek edhe shtete tjera. Në një intervistë për "Express", ai ka thënë se do të befasohej nëse Serbia pranon të shkëmbej Luginën e Preshevës me pjesën veriore të Kosovës. Rohan vlerëson se Beogradi nuk do të pranonte këtë opsion për shkak të autostradës dhe hekurudhës që lidhin Serbinë dhe Maqedoninë përmes Luginës së Preshevës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›