Zgjedhjet, Berisha: Numërimi i çdo vote të qytetarëve, e bën sistemin më të sigurtë

Kryeministri Sali Berisha shprehet se kërkesa e Partisë Demokratike për të rinumëruar çdo votë të kontestuar për Tiranën do të bëjë të mundur mbrojtjen e sistemit.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha theksoi se ky vendim është jetik ndërsa ka gantuar se mazhoranca nuk ka dijeni se kujt kandidati i përkasin fletët e kontestuara por dëshiron që me rinumërimin e tyre të përfitojnë shqiptarët.
“Në kërkojmë rivlerësim të votave të kontestuara. Sistemi ynë aktual zgjedhor ka si shtyllë të sigurisë të drejtën e kundërshtimit. Ky sistem në dallim nga ai i mëparshmi i cili në rast të një rezultati të ngushë lejonte rinumërimin ky sistem nuk i lejon. Sistemi bazohet në të drejtën e çdo komisioneri apo vëzhguesi të vendosë veton për çdo fletë votimi që duket që nuk është ashtu siç mendojnë të tjerët. Ky është një rregull që e bën sistemin tonë më të drejtë”- theksoi Berisha duke shtuar se votat e kundërshtuara kanë fituar të drejtën e qytetarisë për tu vlerësuar në të gjitha instancat.
Ai u shpreh se kreu i PS-së mund të kishte bërë padi për të gjitha çështjet që e kanë shqetësuar gjatë zgjedhjeve në Tiranë. “Ti mund të kishe bërë padi për 2 mijë kuti, por bërë akuza vetëm pasi u mbyll procesi i ankimimit”- shtoi kryeministri Berisha duke ju drejtuar kreut të opozitës.
...