Gjermania dhe Franca kundërshtojnë ndalimin e vizave të BE-së për turistët rusë

Bashkimi Evropian nuk duhet t’i ndalojë turistët rusë të vizitojnë bllokun, deklaruan Gjermania dhe Franca përpara një takimi të ministrave të jashtëm në Pragë, i cili do të diskutojë kërkesat e shteteve baltike dhe disa anëtarëve të tjerë për ndalimin e vizave.
“I kuptojmë shqetësimet e disa shteteve anëtare në këtë kontekst, ne nuk duhet të nënvlerësojmë fuqinë transformuese të përjetimit të jetës në sistemet demokratike, veçanërisht për brezat e ardhshëm,” është shkruar në një dokument franko-gjerman i parë nga Reuters të martën.
“Politikat tona të vizave duhet të pasqyrojnë këtë dhe të vazhdojnë të lejojnë kontakte njerëz me njerëz në BE me shtetas rusë që nuk janë të lidhur me qeverinë ruse.”
Të martën, ministrat e jashtëm të BE mblidhen për një takim dy-ditor në Pragë.
rtsh.al