Gjermania do të kthejë 14 mijë refugjatë të luftës në Kosovë
Gjermania tha se ka në plan të kthejë në Kosovë rreth 14 mijë refugjatë, që u larguan gjatë konfliktit të viteve 90-të. Shumica e të tyre janë identifikuar si banorë romë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Stefan Paris, tha sot se Berlini ka në plan të nënshkruajë një marrëveshje me qeverinë e Prishtinës brenda muajve të ardhshëm.
Zyrtarët thanë se deri në 10 mijë refugjatë janë romë, një grup pakicë që për një kohë të gjatë ka qënë viktimë e dikriminimit dhe dhunës në gjithë Evropën.
Një anëtar i partisë gjermane të ekstremit të majtë, Linke, shprehu shqetësim se kthimi i refugjatëve në Kosovë do t'i vinte ata në rrezik.
Në bazë të kushteve të marrëveshjes së
riatdhesimit, vetëm ata refugjatë, dokumentat e të cilëve tregojnë se
ata jetonin në Kosovë para konfliktit, do të kthehen atje.//lk