E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Koha e mundësive të mëdha për Shqipërinë dhe Evropën”

Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso, uron kryetaren Topalli, për rikonfirmimin në detyrë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, mori dje një letër nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, të cilën ia dorëzoi personalisht Ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan.
Në letrën e tij Presidenti Barroso, shkruan se, “kjo është koha e mundësive të mëdha si për Shqipërinë dhe për Evropën, koha kur qytetarët tanë presin nga ne, që të ndërtojmë për ta një të ardhme të begatë, të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë. Por, gjithashtu, sfida të reja na presin, duke filluar me daljen nga kriza globale dhe përballimin e ndryshimit te klimës”, shkruan Barros në letrën drejtuar Topallit.
Presidenti Barroso shpreh besimin në këtë letër se, “nëse ne mund të mbrojmë vlerat tona dhe të angazhojmë forcat tona për të arritur më të mirën, vitet që po vijnë do të na lejojnë të hapim rrugën që do t’i japë formë suksesit tonë në dekadat e ardhshme”, shkruan ndër të tjera Presidenti Barroso.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›