Gjermania e Gana kualifikohen në 1/8

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, pas fitores prej 1-0 kundër Ganës, e cila po ashtu do të luajë në fazën tjetër falë golavantazhit më të mirë se Australia.
Skuadra afrikane u tregua kundërshtar i vështirë për gjermanët të cilët me vështirësi të madhe arritën ta mposhtin vetëm me anë të një goli..
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Mesut Ozil, i cili pas një ore lojë, bëri një goditje të bukur me të majtën për të mposhtur portierin Olele.
Pas kësaj fitoreje Gjermania kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe do të luajë kundër Anglisë në superduelin e 1/8 së finales.
Ndërkohë, pavarësisht humbjes, përfaqësuesja e Ganës kualifikohet me pikë të barabarta me Australinë, por me golavantazh më të mirë, ndërsa kundërshtari i radhës do të ketë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesja e Australisë ka mposhtur Serbinë me rezultat 2-1, për t'i shuar shpresat për kualifikimim të mëtejshëm. Tim Cahill kaloi australianët në epërsi (69'), ndërsa Brett Holman dyfishoi rezultatin (73').
Serbia arriti ta ngushtojë epërsinë me golin Marko Pantelic (84'), i cili u regjistrua vetëm sa për statistikë. Edhe pse fitoi Australia nuk arriti të kualifikohet për shkak të golave më të pakta se Gana, ndërkohë Serbia mbyll këtë Botëror në vendin e fundit në Grupin D.