E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daul: Në Shqipëri që të funksionojë demokracia

Kreu i Partive Popullore në Parlamentin Europian, Joseph Daul deklaron se ka ardhur në Shqipëri për të kuptuar situatën politike dhe për të diskutuar si do respektohet shteti i së drejtës . Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Berisha, Daul pohoi se Shqipëria ka nevojë për një demokraci që funksionon. "Pra në demokraci qeveria dhe opozita duhet të funksionojnë, opozita duhet ketë vendin e saj në Kuvend", theksoi ai.
Joseph Daul deklaroi se ndërkombëtarët arritën që në Tiranë demokracia të vihej në veprim.
Duke iu referuar takimit të Strasburgut, Daul theksoi se në bisedime u arrit që opozita të punojë në Kuvend. "Kishte dy mundësi, të mbaronte greva apo të fillonin negociatat. Berisha i la mundësi funksionimit të shtetës së së drejtës. Nuk do kritikoj zotin Rama, por rregullat demokratike duhet të funskionojnë. Ai tha se rregullat demokratike nuk kanë funksionuar mirë dhe nëse është kështu le të bëhen propozime. Unë dhe Schulz donim të shkonim larg", shtoi ai.
Kreu i PPE-së në PE, saktësoi se demokracia nuk është bojkoti, por bashkëpunimi. Duke iu referuar liberalizmit të vizave, Daul theksoi se heqja e vizave është shumë i rëndësishëm për shqiptarët.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha i shprehu Daul mirënjohje për mbështetjen që parlamentaret e grupit të PPE-së i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve për ndërtimin e një shoqërie të lirë.
"Njoha Daul me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe PD-së për të zhvilluar në këtë vend vlerat e qendrës së djathta, vlera që bënë që ky vend të dalë nga gremina e historisë në demokraci", pohoi Berisha.
Berisha theksoi se qeveria shqiptare do të bëjë çdo gjë që të plotësojë kërkesat e KE-së të njoftuara nga komisionerja Malstrom për heqjen e vizave. "E njoha Daul me përpjekjet e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, konstituimin e institucioneve dhe zbatimin e ligjit", shtoi ai.
Kryeministri garantoi se do pranojë çdo kerkesë të opozitës dhe është i hapur për bashkëpunimin me opozitën. "Shpreh kënaqësi që opozita është sot në Kuvend. Ligjet që duhet të kalojmë se bashku, qeveria ka vullnet të plotë të pranojë ëdo amendament që opozita do sjellë për to", saktësoi ai.
Kreu i qeverisë shtoi se për zgjedhjet e ardhshme, qeveria do pranojë çdo amendament nga opozita që t'i japë sigurinë maksimale asaj për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›