E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët kërkojnë ndarjen e Bujanocit

Nga Express më 06 qershor 2011 në ora 12:00

"Lëvizja për komunën e Bujanocit", "Këshilli për të drejtat e njeriut" dhe "klubi i Bujanocasve që jetojnë në Beograd, kanë themeluar në Bujanoc të ashtuquajturin "Këshilli Nacional Serb", institucion paralel që do të luaj rolin e komunës së Bujanocit, që aktualisht udhëhiqet nga shumica shqiptare.

Zëdhënësi i "Lëvizjes për Bujanoc", Tomislav Stojanovic, ka theksuar se ky Këshill Nacional Serb do të ketë 41 delegatë dhe do ta përbëjë asamblenë komunale të Bujanocit në hije.

Sipas Stojanovic, funksioni kryesor i "Kësaj udhëheqësie komunale në hije do të jetë realizimi i kërkesës së peticionit për të ndarë Bujanocin në pjesë kadastrale, në pjesë ku jetojnë serbët, me pjesën ku jetojnë shqiptarët".

"Komuna e Bujanocit në mënyrë demografike është e ndarë në pjesën ku jetojnë serbët dhe në pjesën ku jetojnë shqiptarët, dhe kërkesa jonë që secila bashkësi të ketë administrimin e saj" ka thënë Stojanovic.

Sipas tij, nëse Bujanoci si komunë për shkak të numrit të vogël të banorëve nuk mund të ketë status të qytetit, atëherë duhet të rishikohet mundësia që Bujanoci ti bashkohet qytetit të Vrajës, në kuadër të së cilës edhe serbët edhe shqiptarët mund të kenë komunën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›