Gjermania fajëson Serbin për zvarritje zbatimi të Marrëveshjes me Kosovën

Serbia ende nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet për të kaluar shkallën tjetër në rrugën e vet evropiane , ka thënë për gazetën Novosti të Beogradit Andreas Schockenhoff.
Ky zyrtar i lartë Partisë Demokristiane gjermane CDU të Angela Merkelit në pushtet ka qenë formulues i shtatë kushteve, ndër të cilat edhe ai i normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëdhëniet për fqinjësi të mirë Serbi – Kosovë, thotë se duhen ende përpjekje që Gjermania të bindet për të dhënë ‘dritën e gjelbër’ për fillimin e bisedimeve për interesim.
"Zbatimi i Marrëveshjes po bëhet shumë ngadalë. Koha e çmueshme është humbur me rikonstruktimin e Qeverisë e edhe me Ligjin për Amnisti në Kosovë. Imperative është që të dy palët të bëjnë më shumë. Për këtë arsye e kam shumë të qartë pse nuk është caktuar raundi i dialogut dhe pse ai tjetri duhet të mbahet eventualisht pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ka ende shumë çështje të hapura të cilat liderët e dy vendeve duhet t’i zgjidhin", thotë Schockenhoff
"Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe fer më 3 nëntor është gjithashtu pjesë e kësaj. Beogradi duhet t’i sqarojë më mirë popullit në veri të Kosovës se ç’dobi ka nga procesi i normalizimit. Edhe Kosova duhet të bëjë më shumë për ta rivënë besimin”, porosit Schockenhoff. /Indeksonline/