Në Kleçkë dhe restorant ”Kështjella” pritje për qytetar

Me rastin e rikonfirmimit të pafajësisë së ish luftëtarëve të UÇK-së në rastin ''Kleçka'', bashkëluftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova”, organizojnë pritje për të gjithë mysafirët, të shtunën, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në fshatin Kleçkë, thuhet në një njoftim të Brigadës 121 “Kumanova”.
Gjithashtu, Naser Krasniqi, Behlul Limaj dhe bashkëluftëtarë të tjerë të tyre do të organizojnë pritje të shtunën dhe të dielën nga ora 9.00 deri në 18.00 në restoran ”Kështjella” i cili gjendet në vendlindjen e tyre në Banjë të Malishevës, thuhet në një njoftim të dërguar mbrëmë në redaksi.
Dy ditë më parë ish komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj i njohur me nofkën “Çeliku” është shpallur i pafajshëm nga të gjitha pikat e akuzës, për krime lufte, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Të pafajshëm janë shpallur edhe nëntë bashkëluftëtarët e tij, të cilët po ashtu akuzoheshin për krime lufte në “Kleçkë”, ku po për të njëjtin rast ishin shpallur të pafajshëm edhe në maj të vitit të kaluar, por që rasti ishte kthyer në rigjykim. /Indeksonline/