E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një pjesëtar i EULEX-it në Zveçan

(E plotësuar) Lëvizja e pjesëtarëve të EULEX-it në veri të Mitrovicës deri me tani është bërë me vetura te blinduara, ndërsa para pak ditësh ata kanë filluar të lëvizin me vetura të thjeshta.

Task Forca anti krim është mobilizuar dhe po bënë çmos për të identifikuar autorët e këtij rasti të rendë.

Vendi i ngjarjes tani është i rrethuar në një perimetër të gjerë dhe aty ndodhet edhe KFOR-i me njësitet përkatëse. /Indeksonline/

Audrius Senavicius- Doganieri i Vrarë sot në veri  

Foto nga Spitali në Mitrovicë

...................

Pas incidentit në Zveqan, që rezultoi me vdekjen e një pjesëtari të EULEX-it, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt dhe shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, sot në mesditë do t’u drejtohen mediave./Indeksonline/ 

----------

Misioni i Eulexit e ka konfirmuar vrasjen e pjesëtarit të saj. Sipas Eulex-it sot rreth orës 7:30 të mëngjesit, dy makinë të EULEX-it, kanë qenë në rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq, , me ç ‘rast nga persona të panjohur janë sulmuar me armë zjarri dy veturat.

“Sot në mëngjes, rreth orës 0730, dy vetura të EULEX-it që i bartnin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1 janë qëlluar me armë nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit. Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. Task Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar. Zona përreth është bllokuar. Me këtë rast do të bëhet çmos për t’i sjellë kryerësit e kësaj vepre përpara drejtësisë”, ka bërë të ditur Eulex-i në një komunikatë për media.

 EULEX-i thotë se e dënon fuqishëm këtë akt qyqar të dhunës kundër pjesëtarit të tij. Ata kanë i bërë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556. /Indeksoline/

----------

Një pjesëtar i EULEX-it është vrarë sot në mëngjes në territorin e komunës së Zveçanit, bën të ditur Beta e Beogradit. 

Në automjetin e EULEX-it është shtënë me rafal e polici është goditur në kokë dhe bark. Merret vesh se polici i vrarë, A.S. është nga Lituania.

Në vendngjarje kanë dalë KFOR-i dhe njësitë speciale të EULEX-it.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ergin Mediq, komandant i policisë në jug të Mitrivicës.

“Rreth orës 7:50 të mëngjesit, një makinë e EULEX-it, e cila ka qenë në rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq, te fshati Balaban, komuna e Zveçanit, është sulmuar nga persona të armatosur. Me këtë rast është plagosur rëndë doganieri A.S. nga Lituania, i cili është dërguar menjëherë në spital në veri të Mitrovicës, ku ka ndërruar jetë. Në makinë kanë qenë edhe dy pjesëtarë të EULEX-it. Ata dy nuk janë plagosur", ka thënë Mediq.

Zëdhënësja e misionit evropian për sundimin e ligjit, Irina Gudeleviq, ka konfirmuar po ashtu për REL-in se incidenti ka ndodhur në rajonin e Zveçanit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›