Gjermania feston 20 vjetorin e bashkimit

Ne aktivitetet festive me koncerte dhe spektakel fishekzjarresh priten qindra mijera vizitore. Bremeni eshte mikprites i aktiviteteve festive pasi mban aktualisht kryesine e radhes te Keshillit te Landeve. Kristiandemokratet kujtuan te premten 01.10. me nje pritje kongresin e bashkimit te partise 20 vjet me pare.
Kancelarja Merkel ne kete pritje deklaroi Fale zotit vizioneret dhe realistet ishin ata qe percaktuan fatet e vendit tone dhe jo ngurruesit dhe te pavendosurit. Ndersa ish-kancelari Kohl u shpreh Ishte CDU-ja qe 20 vjet me pare kuptoi si shans historik revolucionin paqesor ne RDGJ dhe vuri ne rruge ribashkimin e vendit tone. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish-kancelari Helmut Kohl CDU arkitekt i bashkimit gjerman prezantoi 22.09.2010 librin e tij Ditet e fundit te ndarjes ne Visbaden
Ndryshime te jashtezakonshme
Presidenti gjerman Christian Wulff ne nje deklarate me kete rast tha se 20 vjet bashkim gjerman jane arsye per te festuar por edhe per te reflektuar. Qe prej vitit 1990 Gjermania ka pesuar ndryshime rrenjesore vecanerisht ne Lindje. Por jo vetem aty. Ne te gjithe Gjermanine ka ndryshuar shume jeta tha presidenti gjerman.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti gjerman Christian WulffModele te reja kulturore dhe jetesore fleksibiliteti dhe ndryshimi demografik kerkojne prej nesh dhe na ofrojne mundesine te reflektojme per bashkejetesen tone. Ne viziten e tij ne Bremen tha presidenti gjerman ai do te ndaje me shume qytetare fatin e madh te bashkimit gjerman ne paqe dhe liri.
Ndersa te dielen ne qender te aktiviteteve festive do te jete nje meshe dhe akti festiv me presidentin Christian Wulff dhe kancelaren Angela Merkel. Presidenti gjerman do te mbaje aty nje fjalim programatik.
AG/Xhani/Arapi
Redaktoi Pandeli Pani