Gjermania furnizon Ukrainën me afro 2 mijë dronë kamikazë

Një kompani gjermane ka furnizuar Ukrainën me afro 2 mijë dronë HF-1 të llojit kamikaz të pajisur me inteligjencë artificiale (AI), të zhvilluar në bashkëpunim me një prodhues ukrainas.
Simon Brünjes, përfaqësuesi i kompanisë përgjegjëse për operacionet e dronit në Ukrainë shpjegon se kompania gjermane Helsing ka dorëzuar 1.950 drone HF-1 kamikazë në Ukrainë, të zhvilluara së bashku me prodhuesin ukrainas Terminal Autonomy.
Kompania tani po teston një municion të ri loitering, HX-2, në Ukrainë. Brünjes tha se kompania pritet të furnizojë 2.050 drone të tjera në Ukrainë.
Dronët HF-1 aktualisht janë në shërbim me disa njësi ukrainase dhe kanë rezultuar të efektshme në luftën me Rusinë.
“Sistemi e ka këtë aftësi: pasi të bllokohet në një objektiv, ai mbetet i fiksuar mbi të pavarësisht të gjitha kundërmasave nga armiku në spektrin elektromagnetik”, shpjegoi Brünjes.
I njëjti program është zbatuar gjithashtu në HX-2, një dron sulmues që paraqet një dizajn të dyfishtë të krahut në formë X, të zhvilluar plotësisht nga Helsing.
Brünjes vuri në dukje se ka zona të Ukrainës, ku sinjalet GPS ose komunikimi radio në frekuencën e funksionimit janë bllokuar.
Sidoqoftë, HX-2 nuk dështon në kushte të tilla – kthehet në pikën e fundit ku kontakti ishte në dispozicion, duke i mundësuar operatorit të rivlerësojë situatën, të ndryshojë detyrën, të zgjedhë një sektor tjetër ose të caktojë një mision të ri.
/rtsh.al/