E Hënë, 2 Nëntor 2026

Netanjahu mbledh kabinetin e sigurisë, diskutohet armëpushimi në Gazë

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të mbledhë mbrëmjen e sotme kabinetin e sigurisë për të diskutuar mbi negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Sipas mediave izraelite, Netanjahu pritet të mbledhë kabinetin e sigurisë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme dhe ky takim do të përqendrohet rreth luftës në Gazë dhe rreth negociatave të vazhdueshme për arritjen e një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Gjithashtu bëhet e ditur se në këtë takim nuk do  të marrë pjesë ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Katz pasi ai ndodhet për një vizitë në Uashington, DC.

Ndërkaq, Izraeli vijon luftimet me Hamasit, teksa sot ka bërë të ditur se ka eliminuar një prej komandatëve të këtij grupi i cili dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve të 7 tetorit.

Sipas mediave izraelite ai ka mbetur i vrarë pas sulmeve të 10 korrikut, ku operacioni i drejtuar nga Regjimenti i 282-të i Artilerisë, vrau Iyad Nasser, për të cilin ushtria thotë se shërbeu si zv / komandant i batalionit Jabalia të Hamasit.

Më 7 tetor 2023, Nasser pushtoi Izraelin dhe, gjatë luftës në Gaza, u plagos para se të kthehej më vonë në rolin e tij në Batalionin Jabalia, thotë IDF.

“Gjatë gjithë luftës, ai mori pjesë në aktivitete terroriste kundër trupave të IDF që veprojnë në zonë, përfshirë javët e fundit, ” thotë ushtria.

“Sulmi la të vrarë edhe dy terroristë të tjerë të Hamasit që pushtuan Izraelin më 7 tetor”, shpjegon më tej IDF, duke i identifikuar ata si Hassan Mahmoud Muhamed Mar’i, komandantin e kompanisë qendrore Jabalia dhe Muhamed Zaki Shamadeh Hamad, zv / komandantin e një kompanie në Batalionin Beit Hanoun të Hamasit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›