E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermania i jep Ukrainës armë amerikane në vlerën 500 milionë dollarë

Gjermania ka njoftuar një kontribut të rëndësishëm prej 500 milionë dollarësh për të financuar pajisje ushtarake dhe municione amerikane për Ukrainën. Ky veprim vjen si pjesë e iniciativës së re të NATO-s, të quajtur “Lista e Kërkesave të Përparësuara për Ukrainën” (PURL).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përshëndeti njoftimin, duke e cilësuar atë si një “demonstrim të fortë të angazhimit të vazhdueshëm të Gjermanisë”. Rutte theksoi se Gjermania është kontribuesja më e madhe e ndihmës ushtarake për Ukrainën në Evropë.

Kjo paketë prej 500 milionë dollarësh, e cila synon të plotësojë nevojat më urgjente të Ukrainës, i bashkohet kontributeve të ngjashme nga Holanda, si dhe angazhimit të përbashkët të Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë. Të gjitha këto fonde do të përdoren për të blerë pajisje dhe municione nga rezervat amerikane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›