Vazhdon shuarja e zjarrit në malin Sopot, zjarrfikësit e Gjirokastrës punojnë pa ndërprerje

Zjarrfikësit e Gjirokastrës po vazhdojnë punën e tyre për të shuar zjarret e përfshira në malin Sopot, mbi fshatin Lazarat. Pavarësisht terrenit të vështirë, ndërhyrja e tyre ka bërë që situata të vihet pjesërisht nën kontroll dhe përhapja e flakëve të ngadalësohet.
Operacioni do të vazhdojë derisa zjarri të jetë shuar plotësisht. Për shkak të natyrës së terrenit, puna e zjarrfikësve është thelbësore për të parandaluar dëme të mëtejshme në zonë.
/rtsh.al/