Gjermania, integrimi i veriut të Kosovës, detyrë e qeverisë
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë , Peter Blomayer ka folur lidhur me zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Sipas tij zbatimi i marrëveshjes dhe integrimi i qytetarëve në veri të Kosovës është detyra e radhës e qeverisë së Kosovës. Lidhur me zbatimin e marrëveshjes nga pala Serbe ai ka thënë se kjo është e domosdoshme për të ecur drejt Evropës.
Blomayer ka pohuar se për asnjërën palë nuk ka më kthim mbrapa dhe se hapi i radhës është që të binden qytetarët e veriut se marrëveshja është për të mirën e tyre.
Sipas Blomayer Kosova ka bërë përparësi në marrëdhëniet e mira me fqinjët.
“Mendoj se kemi të bëjmë me një detyrë për të gjithë ne qeverinë, mediave, popullit e edhe neve gjermanëve. Por, në përgjithësi përshtypja ime është se jemi në një rrugë të mirë”, ka thënë ai.
(a.h/BalkanWeb)