Tetë në 10 italianë e konsiderojnë tabu lënien e një testamenti
ROMË- Frika nga vdekja dhe mundësia e shkaktimit të një rivaliteti në familje janë dy nga arsyet kryesore pse tetë në 10 italianë nuk e kanë marrë kurrë në konsideratë shkrimin e një testamenti, raportoi sot një sondazh nga agjencia ''Eurisko'' e tregut të kërkimeve.
Përpilimi i një testamenti solidar, nga një organizatë jofitimprurëse, i nxit italianët për të reflektuar se ku do t'i lënë trashëgim të ardhurat e tyre.
Sondazhi tregoi se nga 1 500 persona mbi 55 vjeç të intervistuar, gjashtë nga 10 prej tyre deklaruan se nuk kishin ndërmend të vendosnin bojë në letër për të shkruar një testament.
Megjithatë, 21 për qind e të intervistuarve deklaruan se do të merrnin në konsideratë këtë çështje.
Vetëm 1,8 për qind e italianëve, përafërsisht 1,5 milion persona, e kanë shkruar tashmë një testament, ndërkohë një tjetër pesë përqindësh deklaruan se kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë dhe gjashtë për qind janë ende të pasigurt si duhet të veprojnë.
Këto shifra janë shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera, si Britania e Madhe, ku 80 për qind kanë shkruar në detaje testamentet e tyre dhe në SHBA ku 50 për qind e personave e kanë realizuar një testament.
Nga të intervistuarit, 45 për qind deklaruan nuk kishin njohuri se ishte e mundur për të dhuruar të ardhurat me testament një shoqate jofitimprurëse apo bamirësie dhe besonin se kjo mundësi vlente vetëm për të pasurit.
Fushata, e mbështetur nga shtatë organizata të rëndësishme jofitimprurëse ''Actionaid'', ''Ali'', ''Aism'', Fondacioni ''Don Gnocchi'', Lega del Filo d'Oro, ''Save the Children'', ''Unicef'', në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Noterëve po fokusohet në promovimin e kulturës së filantropisë nëpërmjet testamenteve.
(m.a/ansa/BalkanWeb)