Gjermania i’a rikujton edhe njëherë kushtet Serbisë

"Bashkimi Evropian nuk do të lejojë Qipro të dytë dhe çështjet e vështira duhet të zgjidhen para se Serbia të anëtarësohet në BE", ka thënë Kirhbaum Ginter, Kryetar i Këshillit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman.
“Gjithçka është në duart e Serbisë” ka thënë ai.
Ai përsëriti se Serbia do të marrë datën për të filluar negociatat me BE-në mirëpo kjo varet nëse ajo i plotëson kërkesat e përcaktuara në vitin 2011, veçanërisht në lidhje me Kosovën, transmeton "Blic".
"Kjo është arsyeja pse ne mbështetemi në vlerësimin e Komisionit Evropian më 16 prill, e cila do të nxjerrë një raport nëse ka një përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën ", ka nënvizuar Ginter./Indeksonline/