Majlinda Nushi në vend të Çekut në PSD

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, ka zgjedhur sot Majlinda Nushin kryetare të re të PSD-së. Kundër kandidat i saj ka qenë Pal Lokaj, përderisa nga 53 delegatët, Nushi mori votat e shumicës së tyre.
Deri tash, Nushi ishte kryetare e Forumit të Gruas se PSD-së. Ky ndryshim ndodhi pasi Agim Çeku, javë më parë kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës./Indeksonline/