E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kercenon se do te terhieqet nga Eurozona

Kancelaria gjermane Angela Merkel paralajmeroi se Gjermania mund te terhiqet nga Eurozona dhe te riktheje ish-valuten e saj kombetare marken gjermane.

Ndonese eshte nje nga qendrat kryesore te Eurozones Berlini megjithate po e shqyrton mundesine per te braktisur Eurozonen. Ky paralajmerim vjen si pasoje e krizave financiare te Greqise dhe Irlandes dhe ndihmave shumemiliardeshe te siguruara nga BE-ja.

Kancelarja gjermane tha se ne rast se nuk ka zgjidhje afatgjate per krizat financiare te vendet anetare qe mund te paraqiten ne te ardhmen atehere ajo paralajmeroi terheqjen e mundshme te Gjermanise.

Gjermania ka pasur disa propozime lidhur me formimin e nje mekanizmi stabilizues evropian ne kuader te BE-se por qendrimet e saj ishin kundershtuar nga ana e disa vendeve anetare.

Merkel kishte propozuar qe vendeve qe jane te papergjegjshme ne planin financiar tiu hiqet e drejta per votim. Problemet e fundit financiare dhe te kolapsit ekonomik ne Portugali kane bere qe te shtohen shqetesimet brenda vendeve anetare pasi qe do te duhet te sigurohen miliarda euro edhe per kete vend anetar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›