Gjermania koprrace, fiton Anglia e Franca

Gjermani-Ish.Faroe 3-0
Pancerat u shënojnë vetëm tre gola modestëve nga Ishujt Faroe.
Italia barazon me Bullgarinë, fiton Rusia e Kapelos.
Gjermania hapi siparin e eliminatoreve të Botërorit 2014, me një duel pothuajse miqësor kundër inferiorëve të Ishujve Faroe. Sakaq fiton Anglia dhe Franca, barazon Italia. Edhe pse pritej goleadë nga gjermanët, kolopuçët e Lëvit janë mjaftuar me një fitore 3-0, duke mos u sforcuar dhe mos humbur energji. Filozofia e lojës ishte e bazuar në anën tekniko-taktike dhe yjet e Gjermanisë kryen me sukses detyrën në fushën e lojës. Kundër Kombëtares me popullsi sa të pranishmit në stadiumin e Hanoverit (49000), e cila renditet e 154-ta në listën e FIFA-s, pancerat kanë festuar fitoren jubilare, atë të 500-të. Kujtojmë që jubileun e 400 fitoreve e arritën në Tiranë, ndaj Shqipërisë 0-2 në vitin 2001. Golat u shënuan nga Gëce në pjesën e parë dhe Ozil (dopietë) në fraksionin e dytë të lojës. Ndërkohë debutime të suksesshme për Fabio Kapelon dhe Didier Deshamps me përfaqësueset e Rusisë dhe Francës. Gjelat fitojnë falë një goli të Diabi në minutën e 20-të në transfertën me Finlandën, duke bindur për më tepër dhe në lojë. E suksesshme edhe prova e Kapelos në debutimin e tij rus, teksa përfaqësuesja e tij mundi 2-0 Irlandën e Veriut në shtëpi, falë golave të Fajzulin dhe Shirokov që i japin tri pikët e para në ndeshjen e parë në grup. Anglia gjithashtu i nis me marsh të pestë eliminatoret, teksa triumfon 5-0 në transfertën e Moldavisë. Tre luanët e Roi Hodxhson gjejnë dy herë rrjetën me Lampard, përpara se Defo, Milner dhe Baines të vendosin dhe ata emrin në listën e golashënuesve për një start perfekt drejt Brazil 2014. Por ka dështuar Italia e Prandelit. Axurrët nuk arrijnë të fitojë, pavarësisht dy golave të Osvaldos në transfertën bullgare. Vendësit kaluan të parët në avantazh në fraksionin e parë të lojës, por dopietat e sulmuesit të Romës që axurrët të fitonin, kështu u ndanë me barazim. Fitore shumë e vështirë për Portugalinë e Ronaldos, e cila triumfon 2-1 në Luksemburg, por duhet thënë se ishin vendësit ata që shënuan të parët, duke bërë të vuante ekipin e Paulo Bentos.
Jaokim Lëv
Trajneri i Kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka projektuar formacionin e parë për sfidat e Botërorit 2014. Fitorja e 500-të? Nuk besoj se ishte suksesi më i madh i Kombëtares, megjithatë mbetet jubilar. Për sa i përket lojës, mund të them se patëm vështirësi kundër një skuadre që dinte vetëm të mbrohej. U organizuam shumë mirë, duke ofruar shumë shanse për gol, por vazhdojmë të bëjmë gabime, ashtu si ndaj Argjentinës apo Greqisë, duke ushtruar presion dhe duke ofruar lojë atraktive, por përsëri u deshën shumë shanse për të arritur te goli. Lojtarët zgjedhin rrugën e gjatë dhe jo atë të shkurtër për të ndëshkuar.
Bosnja e pamëshirshme
Bosnja ka regjistruar fitoren më të thellë të mbrëmjes së djeshme 1-8 ndaj Liteshtejnit. Boshnjakët u treguan të pamëshirshëm ndaj vendësve, duke shënuar dy herë me Misimoviç dhe nga tre herë me Ibiseviç dhe Dzekon. Po në këtë grup, Greqia fitoi në transfertë ndaj Letonisë 1-2, ndërsa Lituania dhe Sllovakia ndanë nga një pikë (1-1) në përballjen e parë mes tyre.
Kualifikimet
Grupi A
Kroaci-Maqedoni 1-0
Shënues: Jelaviç 69
Uells-Belgjik렠 0-2
Shënues: Kompani 42, Vertogen 83
Grupi B
Maltë-Armeni 0-1
Shënues: Sarkisov 70
Bullgari-Itali 2-2
Shënues: Manolev 30, Milanov 66/ Osvaldo 36, 40
Grupi C
Kazakistan-Irland렠 1-2
Shënues: Konisbaev 37/ Kin 89 (p), Dojl 90+1
Gjermani-Ish.Faroe 3-0
Shënues: Gëtce 28, Ozil 54, 71
Grupi D
Estoni-Rumani 0-2
Shënues: Torje 55, Marica 75
Andorë-Hungari 0-5
Shënues: Juhash 12, Gera 32 (p), Szalai 54, Priskin 68, Koman 82
Holandë-Turqi 2-0
Shënues: Van Persi 17, Narsingh 90
Grupi F
Rusi-Irl.Veriut 2-0
Shënues: Fajzulin 30, Shirokov 78 (p)
Azerbajxhan-Izrael 1-1
Shënues: Abisov 65/ Natço 50
Luksemburg-Portugali 1-2
Shënues: Mota 13/ Ronaldo 28 Postiga 54
Grupi G
Litenshtejn-Bosnj렠 1-8
Shënues: Kristen 61/ Misimoviç 26, 31, Ibiseviç 33, 40, 83, Dzeko 46, 64, 81
Lituani-Sllovaki 1-1
Shënues: Zaliukas 18/ Sapara 41
Letoni-Greqi 1-2
Shënues: Kuana 42 (p)/ Spiropulos 57, Gekas 69
Grupi H
Mal i Zi-Poloni 2-2
Shënues: Drinçiç 27, Vuçiniç 45/ Blaszjikovski 6 (p), Mierzejevski 55
Moldavi-Angli 0-5
Shënues: Lampard 4 (p), 29, Defoe 32, Milner 74, Baines 83
Grupi I
Gjeorgji-Bjellorusi 1-0
Shënues: Okriashvili 51
Finlandë-Franc렠 0-1
Shënues: Diabi 20