Gjermania, kunder bojkotit te PS-se: S'eshte ide e mire

Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, tha dje se bojkoti i Parlamentit nuk eshte nje ide e mire dhe nuk ka rendesi se me cfare argumentimi behet. I pranishem ne vendin tone per te inauguruar zyrat e Fondacionit "Konrad Adenauer", Lamert dha mesazhe te qarta, se Shqiperia duhet te shohe drejt Bashkimit Evropian. "Duke qene se ne sistemet demokratike, roli i parlamenteve eshte i nje rendesie tejet te madhe, sigurisht qe nuk eshte nje ide e mire bojkotimi i Parlamentit, nuk ka rendesi se me cfare argumentimi. Dhe sigurisht qe kjo ide e bojkotimit nuk permireson cilesine e vet, edhe nese bazohet ne precedente te meparshem", u shpreh Lammert. Sipas tij, nje Parlament eshte platforma, apo forumi me i rendesishem demokratik qe mund te ekzistoje ne nje sistem demokratik. "Ndaj une do te doja te shfrytezoja rastin e hapjes se kesaj zyre, qe te mund te mbeshtesja cdo lloj perpjekje per kapercimin e te gjitha rezervave te mundshme, perplasjeve te mundshme ne cilendo lloj menyre, ne menyre qe te garantohet funksioni kaq thelbesor i Parlamentit", theksoi ai gjate inaugurimit te zyres se fondacionit ku te pranishem ishin kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe anetare te kabinetit qeveritar. Mesazhi i kryetarit te Bundestagut gjerman erdhi ne kulmin e krizes politike ne vend, ku palet jane te gatshme te ulen ne dialog, por ndahen thellesisht ne ceshtjen e hapjes te kutive te votimit. "Bundestagu nje vit me pare, ratifikoi MSA-ne duke dhene nje mesazh mjaft te qarte, duke sinjalizuar keshtu mjaft qarte dhe dallueshem qe Shqiperia ka nje perspektive evropiane. Pas anetaresimit te Shqiperise ne
NATO duhet te kete dhe nje perspektive te anetaresimit te Shqiperise ne
Bashkimin Evropian", tha Lammert. E pranishme ne kete inaugurim, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vecante per krijimin e fondacionit pas nje periudhe intensive ne vitet 92-96. Sipas Topallit, ky eshte nje rikthim me nje simbolike te forte per shqiptaret. "Ne e konsiderojme kete vizite, ardhjen e tij ne Shqiperi, si nje moment te rendesishem te inkurajimit per te cuar perpara marredheniet tona, tashme intensive nder parlamentare, por qe do te behen edhe me te forta. Natyrisht e kam fjalen edhe per marredheniet ekonomike dhe te niveleve te tjera. Une e falenderoj serish zotin Lammert per kete vizite, ne kete moment te rendesishem te hapjes se kesaj zyre kaq te rendesishme", u shpreh Topalli.
Thirrja
Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, tha dje se ideja e bojkotimit nuk e permireson cilesine e parlamentit. Sipas tij, Parlamenti eshte platforma me e rendesishme dhe forumi me i rendesishem demokratik qe mund te ekzistoje ne nje sistem demokratik.
Fondacioni
U hap dje ne Tirane, zyra e Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", e vleresuar si nje ngjarje shume e rendesishme per marredheniet mes dy vendeve, si dhe nje hap perpara ne procesin e integrimit te Shqiperise ne familjen evropiane.