Majko: Vendimi i tryezes na fut ne Kuvend
Pandeli Majko, anetari i Kryesise se PS, i cili ndodhet ne Uashington per te marre pjese ne mengjesin kombetar te lutjeve te organizuara nga kongresi amerikan, ne nje interviste per "VOA" eshte shprehur se kutite duhet te hapen, jo per ndryshim rezultati por per te prere rrugen e manipulimit ne zgjedhjet e ardhshme. Ai u shpreh se menjehere sapo te merret vendimi ne tryezen e Topit, opozita do te hyje ne Kuvend.
Kohet e fundit eshte folur per nje tryeze? Sa e realizueshme do te jete kjo tryeze?
Mendoj qe eshte ende heret qe te flasim, por edhe nga informacionet me te fundit eshte e qarte se ka filluar nje negociate, e cila ka futur faktorin nderkombetar si ndermjetes. Negociatat kane filluar, por behen ne distance nga faktori nderkombetar. Me rezoluten e KiE, realisht eshte shenuar nje definicion zyrtar i pergjithshem i asaj qe eshte quajtur kriza politike ne Shqiperi dhe si mekanizem normal i zgjidhjes se krizes, eshte pare nje tryeze e cila kryesohet nga Presidenti Topi. Nga pikepamja formale nuk ka asgje te keqe, por per ata qe e njohin situaten e gjerave ne Shqiperi, arrijne ta kuptojne pse ka debat te renduar ne kete moment. Sigurisht behet fjale per nje histori, e cila tanime njihet nga publiku dhe nderkombetaret, eshte shume i qarte pozicioni i opozites. Mendoj se dalengadale shpresoj se do te kete nje zgjidhje, e cila do te kete te beje me nje negociate thelbesore, me krizen e politikes ne Shqiperi.
Sa e suksesshme ka qene strategjia e PS, gjate ketyre muajve te fundit?
Mendoj se me rezoluten e KiE, strategjia e opozites mbylli fazen e pare te saj, qe kishte te bente me berjen publike dhe njohjen e realitetit te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, dhe rishikimi i pozicionit karshi ketyre zgjedhjeve, duke u thelluar me tej ne ate se cfare kane sjelle dhe cfare kane vleresuar ne politiken shqiptare zgjedhjet e fundit elektorale. Mendoj se, pavaresisht se si u trajtua nga ana e mazhorances, publiku shqiptar pati fat qe e pa te gjithe diskutimin direkte nga KiE, ne shume media elektronike, ku u pa qarte se te gjitha propozimet e PD ne KiE, u hodhen poshte. Qe do te thote se metodika dhe perceptimi i mazhorances per krizen politike qe ekziston ne Shqiperi, eshte krejtesisht i ndryshem nga ai i faktorit nderkombetar, specifikisht i KiE.
Mazhoranca ka dale ne nje propozim konkret per krijimin e nje komisioni te kryesuar nga socialistet. Cfare strategjie konkrete po ndjek tani PS?
Sic te thashe, eshte mbyllur faza e pare dhe propozimi per te pasur nje komision hetimor me shumice opoziten, eshte nje propozim i vjeter dhe qe nuk ka te beje me thelbin e problemit. Thelbi i problemit eshte e drejta hetimore per te bere transparencen e zgjedhjeve nga Parlamenti shqiptar dhe qe ne asnje rast nuk ka te beje me shkeljen e ndonje vendimi gjykate. Jam shume kurioz qe te shoh ndonje koleg te Partise Demokratike, qe te nxjerre ndonje dite nje vendim gjykate para publikut dhe te citoje nje fraze apo nje paragraf qe te ndaloje te drejten hetimore, per te hapur kutite nga ana e parlamentit shqiptar. Mendoj se gjerat duhet pare me qetesi. Tani jam i bindur se edhe nen presionin e nderkombetareve ceshtja e uljes se tryeze dhe zgjidhja e negociatave thelbesore, do te gjeje zgjidhje ne kete drejtim.
Megjithate qe ky komision te krijohet, pra me shumicen tuaj dhe te kryesuar nga ju, ju duhet te jeni njehere ne Parlament?
Sapo do te jemi te ulur ne tryezen qe do te diskutojne ne menyre thelbesore krizen politike ne Shqiperi dhe te merren vendimet perkatese, ju siguroj qe brenda 24 oresh, per kete jam i bindur, grupi parlamentar i Partise Socialiste do te jete ne Parlament.
Kam nje pyetje lidhur me LMN, te cilet prej kohesh kane kerkuar hyrjen ne Parlament. Kryetari Edi Rama, i ka cilesuar politikat e tyre si sherbese ndaj kryeministrit Berisha. Ju si i shikoni keto politika?
Ky eshte nje debat i brendshem partiak, qe ne menyre esenciale nuk ka te beje me raportet e PS me krizen politike. Mendoj qe edhe koleget qe kane shprehur mendime te kunderta me ato te shumices ne vendimmarrjen e PS-se, ne thelb nuk kane prekur ate qe konsiston raporti dhe balanca e PS-se me krizen. Eshte e qarte qe perballe nje situate te tille, kauza e transparences se kutive te votimit edhe po te doje PS ta braktise, ajo tanime ekziston dhe nuk mund te perballohet me mekanizma te natyrave te ndryshme. Nuk eshte se kjo histori e kutive, apo e hetimit te kutive, ka brenda interesat e nje partie nevojtare per te bere nje opozite te forte, apo per te dale nga nje krize, sepse ka humbur zgjedhjet. Historia e hapjes se kutive, ne thelb ka te beje me ate qe ka ndodhur edhe kur ka fituar PS, edhe kur ka fituar PD. Duhet te marrin fund komisionet qe ndahen si copa byreku midis PD dhe PS, duhet te marri fund historia e nderrimit te komisionereve 24 ore perpara dites se votimit se mos na i blen kundershtari. Kjo ndodh se kutite e zgjedhjeve pas votimit, kthehen ne arkivole qe s'hapen nga askush.
Ku e mbeshtesni ju hapjen e kutive?
Eshte nje kerkese, e cila ne thelb ngaterrohet me lojera fjalesh. Thuhet sikur ne po sfidojme nje vendim gjykate, i cili ndalon hapjen e kutive. Nese do te ishte keshtu, realisht kjo do te ishte nje aventure e mirefillte, ose cmenduri nga ana e PS.
Kete argument ka dhene Kryeministri Berisha, por PS cfare argumenti do te jape?
Behet fjale per nje vendim te nje trupe gjyqesore te perkohshme, qe zgjidhet gjate periudhes se zgjedhjeve dhe qe quhet Kolegji Zgjedhor. Ne asnje rast kerkesa jone per hapjen e kutive nuk ka te beje me shkeljen e vendimit te nje gjykate. Vendimi i gjykates apo te Kolegjit Zgjedhor per te mos hapur kutite ekziston, ka qene ne periudhen pa dale rezultati i zgjedhjeve. Sot qe po diskutohet hapja e kutive te votimit nuk po behet per ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve, PS e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ne kerkojme qe te bejme nje hetim, me qellim qe ata qe kane futur duart ne kutite e votes dhe te vullnetit te shqiptareve, perfundimisht te mbyllet kapitulli. Dhe cdokush, ketej e tutje te kuptoje se manipulimi, marrja ose jo te ofertave te ndryshme te korrupsionit, nuk eshte nje histori qe mbyllet me daljen e rezultatit ne diten e votimit, por eshte nje histori qe vazhdon edhe me tutje. Kjo do te thote qe shume shpejt do te kemi te bejme me komisionere profesioniste dhe jo partiake, ne do te kemi te bejme me votues, qe nuk do te kene te bejne vetem me ata qe banojne ne territorin e Shqiperise, por edhe votues qe jetojne sot ne emigracion. Kjo histori e transparences se kutive te votimit dhe e krijimit te precedentit te hapjes se kutive te votimit per efekte transparence dhe hetimore, realisht do te sjelle nje evolucion te vetin en marredheniet e shoqerise shqiptare, jo vetem te politikes shqiptare, me sistemin zgjedhor ne Shqiperi.