E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mbeshtet Kosoven ne rrugen e integrimit

Pa vendosjen e bazave të shëndosha në raportet me Kosovën, Serbia nuk ka perspektivë integrimi në BE, pohon për DË Nikolaus Graf Lambsdorff, i Ngarkuar për EJL, Turqinë dhe EFTA-n në Ministrinë e Jashtme gjermane.
Faktin nëse Kosova është e pjekur pas heqjes së zyrës civile ndërkombëtare Lambsdorff, thotë se Grupi drejtues ndërkombëtar ka konstatuar se me të vërtetë janë plotësuar kushtet e parashikuara. Ai tha se disa kushte si për shembull veriu i Kosovës. Pyetjes nëse qeveria dhe institucionet e Kosovës janë në gjendje të përballen me sfidat si gjendja e rëndë ekonomike, papunësia e lartë, korrupsioni apo dhe kriminaliteti Nikolaus Graf Lambsdorff, është përgjigjur duke thënë se Kosova është e pavarur vetëm prej katër vjet e gjysmë dhe se Institucionet janë shumë të reja dhe pa përvojë.
“Mund të konstatohet se shumë institucione në Kosovë, përfshirë këtu edhe Parlamentin, kanë plotësuar shumë kushte. Por njëkohësisht puna do të vazhdojë. Institucionet duhet të forcohen dhe të ndihmohen për të mbledhur përvojat e nevojshme, në mënyrë që në Kosovë të krijohet një shoqëri moderne, një shoqëri multietnike”, tha ai.
Lambsdorff tha se Gjermania që nga fillimi është angazhuar në njërën anë të ndihmojë Kosovën dhe në anën tjetër të normalizojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Po i vuri theksin tek fakti se normalizimi nuk është arritur ende, ndaj tha ai ne do të vazhdojmë të mbetemi aktivë dhe i mbështesim përpjekjet e zonjës Ashton, e cila ka shprehur gatishmëri që personalisht të angazhohet në këtë çështje.
Lidhur me perspektiven europiane të Kosovës dhe Serbisë, ai tha se të dyja vendet si Serbia ashtu edhe Kosova – kanë një perspektivë evropiane. Por ai shtoi se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së pa e zgjidhur problemin e Kosovës. Ai vuri theksin tek mbështetja e Gjermanisë ndaj Kosovës, duke e mbyllur intervistën me deklaratë “populli kosovar me siguri e di se Kosova është një mike e Gjermanisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›