E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngushellon Obamen Autoret do marrin ndeshkimin qe meritojne

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit amerikan Barak Obama për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Libi, ku humbi jetën ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre punonjësit e Ambasadës Amerikane. Ai e ka konsideruar një ngjarje tronditëse jo vetëm për kombin amerikan, por edhe për shqiptarët dhe të gjithë në mbarë botën.

“Qeveria shqiptare dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar e barbar ndaj ambasadorit Stevens dhe tre punonjësve të Ambasadës Amerikane dhe ju shpreh Ju, familjeve të viktimave, qeverisë dhe kombit tuaj ngushëllimet më të sinqerta, ndjenjat më të thella të simpatisë e solidaritetit për këtë humbje të rëndë si dhe mbështetjen më të plotë në luftën kundër terrorizmit në botë”- thuhet në mesazhin e Kryeministri Berisha, i cili shpreh bindjen se: “nën udhëheqjen tuaj të vendosur, monstrat terroriste të Al Qaedes që kryen në Benghazi aktin primitiv terrorist dhe fallanga e tyre kudo në bote do të marrin nga SHBA dhe vendet e lira ndëshkimin kapital që meritojnë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›