E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjermania mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dalë në mbështetje të kërkesës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.

“Unë mirëpres vendimin e Finlandës për të folur në favor të pranimit të menjëhershëm të vendit në NATO. Në një telefonatë me presidentin Sauli Niinistö, sigurova Finlandën për mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane,” shhkruajti Scholz në një postim në Twitter. 

Nga ana tjetër Finlanda vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë.

“Finlanda është mirënjohëse për mbështetjen gjermane për anëtarësimin tonë në NATO. U diskua gjithashtu nevoja për të arritur paqen në Ukrainë”, shkruajti presidenti finlandez Sauli Niinistö në Twitter.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë të jenë në prag të aplikimit për anëtarësim në NATO. Dy vendet ndajnë një kufi të përbashkët me Rusinë prej 1300 kilometrash./CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›