DASH: Sekretari Blinken vizitë në Evropë, takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s për situatën në Ukrainë

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur sot se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Evropë ditën e shtunë, për t’u takuar me ministrat e jashtëm të NATO-s. Në qendër të këtij takimi do të jetë lufta e Ruisë ndaj Ukrainës, si dhe një përgjigje e unifikuar e NATO-s ndaj këtij zhvillimi.
“Më 14 maj, Blinken do të udhëtojë në Berlin për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku aleatët dhe partnerët do të diskutojnë përgjigjen e tyre të unifikuar ndaj luftës brutale të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe Samitit të ardhshëm të Liderëve në Madrid,” thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
/rtsh.al/