E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mbështet sërish Kosovën, premton 28.3 mln euro

Gjermania si donatori i dytë më i madh, pas Shteteve të Bashkuara, do të mbështesë Kosovën edhe më tej, për implementimin e reformave në kuadër të procesit të afrimit me Bashkimin Europian, njoftoi Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Gjatë konsultimeve të fundit ndërqeveritare ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, që u mbajtën sot në Prishtinë, janë premtuar mjete në vlerë prej 28.3 milionë euro, të cilat i shërbejnë implementimit të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në energjetikë, ujëra dhe arsim themelor.

Më tej në njoftim theksohet, se me qëllim të përafrimit me standardet e BE-së, është inicuar në mënyrë të përbashkët edhe menaxhimi i ujërave të zeza, pasi pastrimi i tyre nuk është bërë deri më tani në Kosovë.

Konsultimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politik zhvillimor mbahen një herë në vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›