Kirby:Serbia hapa të vështirë në dialogun me Kosovën
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Majkël Kirby, ka deklaruar sot se Serbia duhet të bëjë hapa të vështirë në dialogun me Kosovën, por ka shprehur optimizëm për arritje te dialogut.
Në një forum për siguri në Beograd, ambasadori Kirby,gjithashtu ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian ofron shumë të mira dhe ka shfaqur shpresën se këto përfitime një ditë do t`i ketë edhe Serbia.
Gjatë fjalës së tij ka vlerësuar se në rajon ekziston përkushtim për bashkëpunim reciprok dhe se këtë bashkëpunim e mbështesin në mënyre të fuqishme Shtetet e Bashkuara.