Gjermania më vonë do t’i kërkojë Serbisë ta njohë Kosovën

Kështu citon “Danas” të kenë thënë bashkëbisedues nga kreu i koalicionit qeverisës duke sqaruar, siç thotë kjo gazetë e Beogradit, mesazhet që delegacioni i CDU/CSU të enjten ua përcolli politikanëve dhe opinionit në Serbi.
Serbia nuk detyrohet ta njohë Kosovën si shtet i pavarur, por duhet ta pranojë situatën që Qeveria e Prishtinës të administrojë me territorin e Kosovës, ndërsa autoritetet serbe nuk detyrohen ta ndryshojnë kushtetutën dhe as dy qeveritë nuk detyrohen të këmbejnë ambasadorë.
“Pra kjo gjendje mund të zgjasë gjatë e të gjithë e kanë të qartë se Serbia do të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE shumë para Kosovës”, transmeton Danas të kenë thënë bashkëbisedues të gazetës nga Berlini.
Ata e përmendin shembullin dy Gjermanive, por thonë hapur se bashkim të sërishëm ndërmjet Serbisë e Kosovës ashtu si kishte ndodhur me Republikën Federale dhe me atë Demokratike të Gjermanisë nuk do të ketë.
Edhe pse Gjermania përkrah integrimin e Serbisë në BE, Danas” shkruan se bashkëbisedues të CDU/CSU thonë se Serbia nuk do të marrë datën e fillimi të negociatave para dhjetorit të vitit 2013.
Gjermania nuk dëshiron të përzihet në atë do të merren vesh Beogradi e Prishtina dhe as në marrëveshjen eventuale të tyre për veriun.
"Konsiderojmë se fillimisht duhet implimentuar plani i Marti Ahtisaarit e pastaj të hapën bisedat për veriun e të gjendet një zgjidhje kreative“, kanë thënë bashkëbisedues të kësaj gazete.