E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Gjermania nuk kërkon pranim formal të Kosovës'

Gjermania kërkon nga Serbia garancione të shkruara që ajo dhe Kosova nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën gjatë hyrjes në organizata ndërkombëtare dhe që do të ketë marrëdhënie normale, ka thënë drejtori i Fondacionit "Konrad Adenauer" në Serbia, Henri Bone.

Nuk kërkojmë pranim formal, ka thënë Bone për gazetën serbe Blic, duke përkujtuar që një nga funksionarët më me ndikim në Unionin Demokristian, Andreas Shokenhof ka deklaruar në Beograd që Gjermania kërkon nga Serbia marrëveshje për marrëdhënia të mira ndërfqinjësore me Kosovën që të mund të marrë aprovimin për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Nuk është në pyetje ndonjë marrëveshje e specifikuar. Ky është vetëm një shembull se si dy vende, drejtë dhe në mënyrë të shkruar, marrin përgjegjësi. Ideja është që të evitohen situata si ajo midis Kroacisë dhe Sllovenisë apo Maqedonisë dhe Greqisë. BE dhe Gjermania dëshirojnë të parandalojnë probleme të tilla në Union”, ka thënë Bone.

Në pyetjen se në emër të kujt ka folur Shokenhof, Bone ka thënë se ai ka folur në emër të partisë më të madhe parlamentare në Bundestag dhe në emër të partisë së Angela Merkelit. “Kjo kërkesë është tregues i rëndësishëm i qëndrimit të Gjermanisë”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›