E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania miraton buxhetin për 2012

Gjermania ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2012 si dhe planin financiar afatmesëm për periudhën deri në vitin 2015. Federata do të shpenzojë vitin e ardhshëm 306 miliardë euro.

Diferencën mes të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, qeveria do ta mbulojë ndër të tjera me kredi të reja të cilat arrijnë shumën prej 27 miliardë eurosh.

Deri në vitin 2015 borxhi i ri duhet të ulet hap pas hapi nën 15 miliardë euro. Veç kësaj qeveria gjermane mbështet marrëveshjen e kryetarëve të partive Kristiandemokrate (CDU), Kristiansociale (CSU) dhe liberalëve (FDP) për reduktimin e tatimit mbi të ardhurat e ulëta dhe të mesme, duke filluar nga 1 janari 2013. Vendimi për masën e reduktimit pritet të merret vetëm në vjeshtë, pas vlerësimit të ri të tatimeve në nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›